Ministria e Mbrojtjes në Turqi njoftoi se ka kapur 19 persona që po përpiqeshin të arratiseshin nga vendi, 13 prej të cilëve pretendon se janë gylenist.
Sipas një raportimi nga Anadolu Agency, të dyshuarit u kapën nga forcat kufitare në provincën veriperëndimore Edirne, teksa po tentonin të kalonin në Greqi.
Ankaraja akuzon organizatën e Gyelenit se qëndron pas një fushate për të rrëzimin e qeverisë, përmes infiltrimit të institucioneve si ushtria, policia dhe gjyqësori.
Ajo gjithashtu bën përgjegjës Gylenin, i cili jeton në SHBA, si organizatorin e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik 2016, në Turqi.
Qysh prej grushtit, qeveria e presidentit Ergogan ka ndërrmarr spastrime të herëpashershme në aparatin shtetëror, duke burgosur mijra persona të dyshuar për lidhje me organizatën e Gylenit. Përndjekjes nuk i kanë shpëtuar as gazetar e aktivist të shoqërisë civile, kritik ndaj qeverisë.
Madje, ajo ka ushtruar edhe presion në vende të ndryshme aleate për arrestimin dhe ekstradimin e atyre që i konsideron ndjekës të Gylenit.
Shqipëria u kritikua rëndë nga Kombet e Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut pasi në fillim të vitit 2020 u kritikua rëndë për shkelje të të drejtave të njeriut.
Rasti nxiti reagim për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për futjen e Shqipërisë në listën e vendeve që i binden Presidentit Recep Taip Erdogan.