Turqia blen 20 milionë doza të vaksinës kineze

Nga Exit News
Turqia blen 20 milionë doza të vaksinës kineze

Turqia do të blejë 20 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të prodhuar nga kompania kineze Sinovac Biotech. Qeveria gjithashtu është në bisedime me kompaninë Pfizer dhe BioNTech, sipas Reuters për të blerë edhe vaksinën e tyre.

“Ne do të mund të blejë 10 milionë doza të vaksinës kineze në dhjetor. Duam ta rrisim këtë numër, dhe parashikojmë 10 milionë doza të tjera në janar”, tha ministry i shëndetësisë i Turqisë, të mërkurën, sipas Reuters.

Kompania kineze Sinovac lajmëroi të mërkurën se vaksina e saj ka treguar se krijon mbrojtje ndaj kovid. Testet janë kryer në 700 persona. Njoftimi erdhi pasi 2 kompani, Pfizer dhe Moderna kanë thënë se vaksina e tyre të mbron 95% nga kovid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>