Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e një kampusi të ri universitar me bashkëpunimin e Universiteti Teknik të Stambollit.
Marrëveshja u njoftua nga ministrja e Arsimit Evis Kushi në një postim në rrjetet sociale. Ajo u dakordësua në janar 2021, nga Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan.
Madje për ndjekjen e marrëveshjeve të arrtiura në janar, Erdogani dhe Rama nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e një Këshilli të Lartë Bashkëpunimi Strategjik mes Shqipërisë e Turqisë.
Erdogani e ndihmoi Ramën me ndërtimin e spitalit të Fierit, brenda 3 muajve, duke i dhënë mundësinë ta inaguronte disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.