Turqia do të lehtësojë masat kufizuese gjatë muajit mars, njoftoi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Ai shtoi se fillimisht do të hiqen masat e karantinës gjatë fundjavës, më pas do të hapen baret e restorantet.
Erdogan njoftoi se nga 1 marsi do të hapen shkollat.
Turqia prej dhjetorit ka vendosur karantinën totale në fundjavë.
Ndërkohë vendi ka nisur fushatën e vaksinimit, ku deri më tani janë vaksinuar 5.7 milionë qytetarë me vaksinën Sinovac.
Turqia rregjistron 2.6 milionë të infektuar dhe 27 mijë viktima.