"Turqia e pushton Europën në 3 ditë"

"Turqia e pushton Europën në 3 ditë"

“Turqia mund ta pushtojë Europën në tre ditë.” Ky ishte titulli kryesor i para dy ditëve i gazetës proqeveritare turke Yeni Söz.

 

Edhe pse është e qartë se ky pretendim skandaloz është thjesht një mburrje naive e nuk reflekton ndonjë qëndrim apo pretendim luftarak të Turqisë, ai është dëshmi e luftës së ftohtë që po zhvillohet prej muajsh mes Turqisë dhe vendeve europiano-perëndimore, veçanërisht Gjermanisë.

 

Artikulli është i mbushur me pretendime absurde të tilla si “Turqia mund ta mundë Gjermaninë në një mbasdite dhe Francën në një orë, nëse turqit do kishin kurajo të luftonin”. Baza e arsyetimit të gazetës për këtë pretendim skandaloz është mungesa në dukje e vullnetit të europianëve për të luftuar për vendin e tyre — një vrojtim të Gallup i para dy viteve zbuloi se një përqindje shumë e vogël e europianëve janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, mes të cilëvë vetëm 18 për qind e gjermanëve dhe pak më shumë se çereku i francezëve dhe britanikëve.

 

Duhet thënë se këto deklarata nuk janë shumë larg deklratave të dyshimta dhe provocative të vetë Presidentit turk Erdogan. Para disa javësh ai e quajti Europnë “një Kontinent që po kalbet në çdo mënyrë të mundshme”. Pas një sërë qëndrimesh të ashpra të kundër Turqisë të BE-së në lidhje me të drejtat e njeriut, Erdogan u srpeh dy muaj më parë se Europa “është qendër e nacional-socializmit”, një referencë e qartë ndaj partisë nacional-socialiste të Hitlerit.

 

Ndërsa brenda Turqisë, Erdogan po kthehet për ditë e më shumë dictator, politika e jashtme vitet e fundit ka dëshmuar tipare të qarta të shoviznimit dhe rendejs pas lavdisë të dikurshme otomane. Sipas Foreign Policy, Erdogan ka shprehur publikisht në dy raste pakënaqësinë e tij me Traktatin e Luzanës që ëprcktoi kufijtë e Turqisë së sotme, duke e lënë vendin me një territor shumë të vogël.

 

Kjo lloj ndjenje po përcillet haptazi nga mediat pro-Erdogan në Turqi. Shembulli më i qartë i kësaj propagande është qarkullimi në mediat proqeveritare i hartës së mësipërme të Turqisë së madhe e cila përfshin pjesë të tërritorit të sotëm të Sirisë, Irakut dhe Armenisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>