Turqia i kërkon Maqedonisë së Veriut të dorëzojë 86 anëtarët e grupit të Gulenit

Nga Exit News
Turqia i kërkon Maqedonisë së Veriut të dorëzojë 86 anëtarët e grupit të Gulenit

Ambasadori turk në Maqedoninë e Veriut Hasan Sekizkok tha se vendi i tij pret që Maqedonia e Veriut të dorëzojë 86 persona të dyshuar si anëtar të organizatës së Fethullah Gulen.

Sekizkok tha se një numër i madh i anëtarëve të organizatës së Gylenit banojnë në Maqedoni, nën maskën e institucioneve arsimore dhe tregtare.

“Grupet FETO mbeten aktive në Maqedoni. Ne e ngremë këtë problem përpara autoriteteve përkatëse maqedonase sa herë që mundemi. Kjo është një kërkesë legjitime nga ana jonë, tha Sekizkok”, u shpreh ambasadori duke folur në përvjetorin e 5-të të grushtit të shtetit, të 2016.

Turqia ka bërë të njëjten kërkesë edhe për autoritetet shqiptare.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme