Turqia lehtëson disa masa anti-COVID nga e hëna

Nga Exit News
Turqia lehtëson disa masa anti-COVID nga e hëna

Turqia do të fillojë të lehtësojë masat anti-COVID të hënën duke lejuar lëvizjen gjatë ditës ndërsa do të mbetet në fuqi shtetrrethimi gjatë mbrëmjes dhe fundjavës, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë të dielën.

Deri më 1 qershor, njerëzit do të duhet të qëndrojnë në shtëpi midis orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe gjatë gjithë ditës nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes.

Në restorante dhe kafene porositë ose do të merren me vete nga klientët ose do t’u dërgohen në shtëpi.

Qendrat tregtare do të hapen gjatë ditëve të javës, por qendrat sportive dhe kinematë do të qëndrojnë të mbyllura.

Autoritetet turke forcuan masat e koronavirusit pasi numri i rasteve ditore u rrit mbi 60,000 në prill, një nga nivelet më të larta në të gjithë botën, dhe vdekjet arritën gati 400 në ditë, raporton Reuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>