Turqia ndalon me dhunë protestën e komunitetit LGBTI

Nga Exit News
Turqia ndalon me dhunë protestën e komunitetit LGBTI

Policia turke hodhi ​​gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën e mbledhur për paradën Pride (Krenari), të shtunën. Reuters publikoi një video me policinë turke duke shtyrë dhe tërhequr njerëzit, që mbanin në duar flamuj me ngjyrat e ylberit, n në një rrugë anësore pranë Rrugës Istiklal.

Rreth 20 persona, përfshirë një foto-reporter, u arrestuan, sipas raporteve të medias.

Policia arrestoi edhe një demonstrues ndërsa aktivistët e tjerë të të drejtave të komunitetit LGBT u ndaluan të parakaloin në shenjë ndërgjegjësimi për të drejtat e tyre,

Autoritetet turke kanë ndaluar vazhdimisht Paradat e Krenarisë në vitet e fundit. Para kësaj, mijëra njerëz merrnin pjesë në paradën në rrugën e Stambollit.

Turqia ka qenë prej kohësh një kandidate për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian por procesi i saj i pranimit u ndalua për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut.

Të enjten, disa prej udhëheqësve të Bashkimit Evropian u zotuan të vazhdojnë të luftojnë kundër diskriminimit të  komunitetit LGBTI, në një letër të përbashkët mes një mosmarrëveshje me Hungarinë, parlamenti i së cilës javën e kaluar miratoi një projekt-ligj që ndalon shpërndarjen e materialeve që mendohet se promovojnë homoseksualitetin ose ndryshimin gjinor në shkolla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>