Turqia nis kërkimet në ujrat e Mesdheut lindor

Nga Exit News
Turqia nis kërkimet në ujrat e Mesdheut lindor

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia ka filluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor.

Në një komunikim me gazetarët, Erdogan akuzoi shtetin grek se nuk ka mbajtur premtimet e tij.

“Ne kemi rifilluar veprimtarinë e kërkimit. Kemi dërguar anijen Barbaros Hayrettin në zone. Ata nuk i kanë zbatuar premtimet e tyre”

Greqia dhe Turqia kishin rënë dakort që të pezulloheshin kërkimet në mesdhe deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Kërkimet e Turqisë në ujrat europiane kanë nxitur mosmarrëveshje midis Turqisë dhe BE-së.

Më herët Presidenti i Francë, Emmanuel Macron i kërkoi Bashkimit Europian të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkelje të ujërave territoriale të vendeve të BE-së.

Dhe Manfred Weber, udhëheqësi i partisë më të madhe në Parlamentin Europian- EPP, i ka kërkuar Bashkimit Europian të vendosë sanksione ndaj Turqisë për këtë përplasje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>