Twitter njoftoi të enjten se do t’iu mundësojë përdoruesve të bëjnë me pagesë postimet me përmbajtje ekskluzive.
Kjo nismë do të quhet Super Followers, apo Super Ndjekës.
Për të parë një përmbajtje të caktuar, ndjekësit do të duhet të paguajnë një tarifë mujore.
“Super Followers do t’iu mundësojë krijuesve dhe botuesve të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre dhe do t’i stimulojë ata të vazhdojnë të krijojnë përmbajtje që e do audienca e tyre”, deklaroi Twitter.
Nisma e re vjen në kohën kur në internet kanë dalë në platforma të reja, si Patreon, Substack dhe OnlyFans, të cilët kanë marrë shumë përdorues.