Twitter pezullon për 12 orë llogarinë e Trump

Nga Exit News
Twitter pezullon për 12 orë llogarinë e Trump

Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për shkak të postimeve të tij për zgjedhjet.

Në një njoftim, Twitter i kërkoi Trump të fshinte 3 postime në lidhje me zgjedhjet.

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”

Twitter shkruan se nëse postimet e Trump do të kenë shkelje të politikave të integritetit do ta mbyllë përgjithmonë llogarinë e tij.

Të mërkurën, qindra qytetarë amerikanë protestuan përpara Kongresit.

Trump u bëri thirrje mbështetësve që të shkojnë në shtëpi, por gjithashtu përsëriti pretendimet e tij për mashtrime në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>