Twitter zhbllokon llogarinë e New York Post

Nga Exit News
Twitter zhbllokon llogarinë e New York Post

Twitteri të premten zhbllokoi llogarinë e gazetës amerikane ‘New York Post’, pas akuzave të forta për censurim të medias në lidhje me një shkrim për Hunter Biden, djali i Joe Biden, kandidati demokrat për president të SHBA-ve.

“Politikat tona janë dokumente. Ne jemi të gatshëm t’i përditësojmë, dhe t’i rregullojmë ato kur hasemi me skenarë të rinj ose marrim reagime të rëndësishme nga publiku. Një shembull i tillë është rikthimi i llogarsë së New York Post”, tha Twitter në një postim duke njoftuar vendimin e marrë.

Twitteri e bllokoi New York Post më 14 tetori – kur botoi disa artikuj në lidhje me Hunter Biden. Kompania tha në atë kohë se artikujt shkelnin rregullat e saj për publikimin e artikujve me informacion personal.

Twitter ndryshoi vendim më 16 tetor dhe lejoi postimin e artikujve të gazetës. Por kompania këmbënguli që gazeta të fshinte postimet e saj të mëparshme, duke thënë se ato shkelnin politikën e Twitter në kohën kur u postuan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>