Politikanët gjermanë kanë kritikuar demonstrimin e të shtunës të rreth 17 mijë qytetarëve gjermanë, të cilët duke sfiduar thirrjet për mbajtjen e maskave dhe distancimin social, u grumbulluan në Berlin për të kundërshtuar masat shtërnguese për koronavirusin. Demonstrimi u zhvillua nën moton: “Mbarimi i pandemisë — dita e lirisë.”
Disa nga udhëheqësit kryesorë gjermanë paralajmëruan përmes mediave se nëse nuk tregohet kujdes, vendi i tyre rrezikon një valë të dytë të koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u shpreh se ndërsa demonstrimet duhet të mundësohen gjatë kohës së koronës, protestat si ajo e së shtunës duhet të mos ndodhin. “Distancimi, rregullat e higjenës dhe maskat e fytyrës janë për të na mbojtur të gjithëvë,” u shpreh ai.
Kryeministri i Landit të Bavarisë, Markus Soder, ka shprehur shqetësim për rritjen e përditshme të numrit të infektimeve të reja në Gjermani dhe është shprehur në Tëitter se nuk është koha për pakujdesi naive apo për të lehtësuar kufizimet, por për të treguar vigjilencë totale.
Soder ka kritikuar, gjithashtu, vendimin për të filluar sezonin e ri të Bundesligës pa vendosur asnjë lloj kufizimi, përfshi lejimin e tifozëve në stadium pa asnjë kufizim.
Të njejtin shqetësim si Soder ka shprehur edhe bashkëdrejtuesja e Partisë Social-demorkate gjermane Saskia Esken, e cila, gjithashtu, paralajmëroi se ka një “rrezik realist të një vale të dytë”, duke u shprehur kundër kthimit të menjëhershëm në sjelljet dhe zakonet e para pandemisë.
Esken i ka quajtur kovidiotë ata që protestojnë pa maska dhe pa distancim duke vendosur në rrezik shëndetin e gjermanëve, dhe suksesin e gjermanëve për të kontrilaur pandeminë dhe për të ringjallur ekonominë, arsimin dhe shoqërinë. “Të papërgjegjshëm!”, ka shpërtheyr ajo ndaj tyre.