UEFA jep kohë deri më 3 gusht për përmbylljen e kampionateve të futbollit

Nga Exit News
UEFA jep kohë deri më 3 gusht për përmbylljen e kampionateve të futbollit

UEFA i dha kohë 55 federatave evropiane të futbollit që të përgatisin deri më 27 maj planet për fillimin e kampionateve, ndërsa zyrtarizoi shtytjen me një vit të turneve si Euro 2020 dhe Euro 2021 për djem dhe vajza.

Në një mbledhje të zhvilluar me videokonferencë të enjten, federatave iu bë e qartë se sezoni 2019-2020 duhet përmbyllur brenda datës 3 gusht dhe se vendimi përfundimtar do të ridiskutohet më 11 maj dhe 27 maj në konferencat e radhës.

Exit News ka analizuar më parë mundësitë që janë diskutuar në 5 kampionatet kryesore të Evropës – lexo këtu – Gjermania është ndër të parat që pritet të rinisë futbollin që në fillim të majit.

Federatës gjermane i mungon vetëm leja e qeverisë federale për të nisur zyrtarisht më 9 maj.

Nëse ajo dhe federatat e tjera nuk marrin dakordësi nga qeveritë për të rinisur aktivitetet, UEFA ka pranuar të marrë në konsideratë për kualifikimin në kupat e Evropës renditjen e fundit përpara ndërprerjes për shkak të epidemisë.

Për të ndihmuar në situatën e krizës ekonomike që ka kapluar klubet, UEFA vendosi të shpërndajë 70 milionë euro për klubet, lojtarët e të cilëve janë angazhuar me kombëtaret për kualifikueset e Euro 2020 – 130 milionë të tjera janë premtuar për pas kampionatit Evropian.

Zakonisht kjo pagesë shpërndahet pas zhvillimit të eventeve.

Nga ky fond pritet të përfitojnë 676 skuadra nga 55 federata të ndryshme – nga 3 200 deri në 630 mijë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>