Një gjykatë ukrainase urdhëroi të enjten vendosjen në arrest shtëpie të aleatit rus, Viktor Medvedchuk.
Ky i fundit, sipas një raportimi të Reuters, akuzohet si agjent i Kremlinit dhe për përpjekje për plaçkitje të pasurisë kombëtare.
Medvedchuk, i cili duhet të qëndrohë në arrest shtëpiak deri më 9 korrik, të mbajë byzylyk elektronik dhe të dorëzojë pasaportën, advokon për lidhje të ngushta me Moskën.
Ai gjithashtu përflitet se është i afërt me Vladimir Putin, duke thënë se presidenti rus është kumbar i vajzës së tij.
Nga ana e tij, Putin është shprehur se e vlerëson për rolin e tij si ndërmjetësues mes dy vendeve.
Medvedchuk i cilëson akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht.
Moska mbështeti qëndrimin e tij të mërkurën, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, i cili deklaroi se Rusia nuk do të ndërhyjë, por do ta ndjek çështjen nga afër.
Nëse dënohet, Medvedchuk rrezikon 15 vjet burg.