Italia regjistroi të hënën 8824 raste me Covid-19, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë është një ulje e rasteve krahasuar me ato regjistruar më parë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 158.674 testime.
Sipas të dhënave infektueshmëria në Itali bie në nivelin 5.6%.
Kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 377 persona. Sa i takon viktimave nuk ka pasur rënie apo rritje pasi dhe të dielën Italia regjistroi të njëjtën shifër.
Numri i personave të shtruar në spitale është rritur me 41 në terapi intensive dhe 127 në repartet e tjera Covid.