Në Greqi kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit 64 pacientë me COVID-19.
Autoritetet vendase raportuan për 2785 raste të reja të premten, duke shënuar kështu një ulje krahasuar me dy ditët e fundit kur kanë qenë mbi 3 mijë raste.
Në total Greqia ka shënuar 233 079 raste dhe 7361 viktima nga koronavirusi.
Aktualisht, numri i pacientëve në intubim në vendin fqinj është 649.
Greqia po përgatitet që të lehtësojnë masat për të hapur sezonin turistik në 14 maj.