Italia ka shënuar ulje të rasteve ditore të premten por autoritetet shëndetësorë janë shprehur të frikësuar për variantin e ri të Britanisë.
13 908 persona u infektuan në 24 orët e fundit në vendin fqinj.
Italia regjistroi 316 viktima të premten, ndërkohë që një ditë më parë vendi regjistroi 15 146 raste dhe 391 viktima.
Autoritet shëndetësorë kanë evidentuar përhapjen e shpejtë në territorin italian të variantit “britanik”.
Sipas hulumtuesve varianti përbën rreth 18% të rasteve në fillim të muajit, ndërkohë që më të kufizuara paraqiten variantet braziliane dhe afrikano-jugore.