
Në Kosovë janë regjistruar 181 raste të reja të infektuar me koronavirus, duke shënuar ulje për të disatën ditë radhazi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.
Ndërsa 407 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Aktualisht në Kosovë ka 9.515 raste aktive me koronavirus, me një total prej 50.801 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.317 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 39.969 janë shëruar.