Ulen shifrat në Kosovë, 181 të infektuar e 8 viktima

Nga Exit News
Ulen shifrat në Kosovë, 181 të infektuar e 8 viktima

Në Kosovë janë regjistruar 181 raste të reja të infektuar me koronavirus, duke shënuar ulje për të disatën ditë radhazi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 qytetarë.

Ndërsa 407 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Aktualisht në Kosovë ka 9.515 raste aktive me koronavirus, me një total prej 50.801 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, 1.317 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 39.969 janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>