Ulen me 40 për qind fondet për transportin rrugor për vitin 2016, krahasuar me një vit më parë. Sipas projekt buxhetit të vitit 2016, fondi për transportin rrugor është 12 miliardë lekë, nga 20 miliardë lekë që ishte fondi për vitin 2015. Fondi i vitit 2016 shënon nivelin më të ulet të fondeve të 10 viteve të fundit.
Rënia e fondeve për transportin rrugor ka filluar që në vitin 2014, ku në buxhet u parashikuan 23 miliardë lekë, nga 40 miliardë që ishte fondi për vitin 2013.
Sipas Ministrisë së Transporteve, këto fonde do të fokusohen në përmirësimin e sinjalistikës, mirëmbajtjen dhe përfundimin e disa akseve rrugore kryesore.