Ulet lindjet dhe rriten vdekjet në 3-mujorin e parë të 2021

Nga Exit News
Ulet lindjet dhe rriten vdekjet në 3-mujorin e parë të 2021

Në tremujorin e parë 202, në vend u shënuan 6.006 lindje, duke shënuar një rënie me 5,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Ndërsa numri i vdekjeve për të njëjtën periudhë u rrit me 55,8 5 në krahasim me 2020.

“Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2021 rezulton 9.657, duke shënuar një rritje prej 55,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020”, shkruan raporti i Institutit të Statistikave, INSTA, I publikuar më 12 maj.

Në tremujorin e parë 2021, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Kukësit, ku numri i lindjeve tejkalon me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve.

Lindjet

Në tremujorin e parë 2021, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në tetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë 2021, Tirana është qarku me numri më të madh të lindjeve, me 2.020 lindje. Ndërsa, Gjirokastra me numrin më të vogël, me 113 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës, me 18,9 %.

Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës, me – 16,7 %.

Vdekjet

Në tremujorin e parë 2021, të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kukësi është qarku me numrin më të vogël të vdekjeve dhe Tirana më numrin më të lartë, përkatësisht me 168 dhe 2701.

INSTAT sqaron se të dhënat për lindjet dhe vdekjet meren në Gjendjen Civile. Në raport sqarohet se tek shifrat e lindjeve dhe vdekjevepasqyrohen edhe emigrantët, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>