Ulet me 71 % numri i turistëve të huaj në qershor

Nga Exit News
Ulet me 71 % numri i turistëve të huaj në qershor

Në Shqipëri, në muajin qershor kanë hyrë 71 përqind më pak të huaj dhe 66 përqind më pak shqiptarë, përkatësisht 179 594 dhe 364 547, krahasuar me qershorin e 2019-ës, sipas raportit të hyrje-daljeve të INSTAT për muajin qershor 2020.

Kosova ka më pak rënie në numrin e hyrjeve në vend, me 51 përqind më pak se sa viti i kaluar. Ndërsa Polonia ka rënien më të lartë me rreth 95 përqind më pak se sa viti i kaluar.

Njësoj kanë rënë edhe daljet e shqiptarëve dhe të huaj jashtë vendit. Gjatë muajit qershor 2020 janë kanë dalë nga vendi 385 199 shtetas, 65,1 përqind më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndër to 240 949 janë shtetas shqiptarë dhe 144 250 janë shtetas të huaj, përkatësisht 47,6 %. dhe 77,6 % më pak se një vit më parë.

Këto shifra reflektojnë ndalimin e lëvizjes së udhëtimeve jo të domosdoshme nga Shqipëria për në vendet e tjera të botës, që prej fillimti të pandemisë.

Shqipëtarët, sipas lajmërimit të fundit të policisë shqiptare, të publikuar më 11 korrik, mund të udhëtojnë:

Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm, pa pasur nevojë të karantinohen ose të ketë bërë testin e Covid-19 ditët e fundit.

Në Mal të Zi, shqiptarët lejohen të lëvizin vetëm nëse ditët e fundit kanë bërë një testim për covid-19 dhe kanë rezultuar të painfektuar. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

Drejt Greqisë mund të udhëtojnë vetëm ata qytetarë me pasaporta greke, leje pune dhe leje qëndrimi në Greqi, si dhe kamionët për transportimin e mallrave.

Në vendet e tjera të zonës Shengen, qytetarët shqiptarë ende nuk mund të udhëtojnë, përveç rasteve kur kanë të leje qëndrimi.

Po ashtu, Exit Neës ka konfirmuar nga burimet e saj, se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejtë Turqisë, pa pasur nevojë të karantinohen ose të ketë bërë testin e Covid-19 ditët e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>