
279 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.775 personave të testuar.
Prej disa ditësh Kosova po regjistron më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.
Në 24 orët e fundit, katër pacientë me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 441 pacientë janë shëruar.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 54.839 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.392 persona kanë humbur jetën, 48.046 janë shëruar dhe 5.401 janë ende të infektuar.