Ulet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

Nga Exit News
Ulet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

279 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.775 personave të testuar.

Prej disa ditësh Kosova po regjistron më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.

Në 24 orët e fundit, katër pacientë me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 441 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 54.839 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.392 persona kanë humbur jetën, 48.046 janë shëruar dhe 5.401 janë ende të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>