Ulet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

Nga Exit News
Ulet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

299 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.825 personave të testuar.

Prej disa ditësh Kosova po regjistron më pak se 300 të infektuar çdo ditë, shifër kjo më e ulët krahasuar me fillimin e janarit.

Në 24 orët e fundit, vetëm një pacient me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 526 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 54.560 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.388 persona kanë humbur jetën, 47.605 janë shëruar dhe 5.567 janë ende të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>