Vazhdojnë vdekjet në Itali, 651 persona humbën jetën 24 orët e fundit

Nga Exit News
Vazhdojnë vdekjet në Itali, 651 persona humbën jetën 24 orët e fundit

Italia ka raportuar 651 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një ulje të numrit në krahasim me dje, ku u regjistruan 793 vdekje. Nga këto 361 vdekje janë regjistruar në Lombardi dhe 101 vdekje në rajonin e Emiglia Romagna.

Nujmri total i vdekjeve ka arritur në 5, 476 më shumë se dy të tretat janë regjistruar gjatë kësaj jave.

Italia është tani epiqendra e epdimemisë botërore dhe vëndi më i goditur nga koronavirusi, duke lënë pas Kinën e origjinës.

Italia ka tashmë 53 mijë njerëz të infektuar, 19, 846 persona plotësisht të shëruar; 3,006 persona në terapi intensive; 23, 783 persona të izoluar në banesa. Deri më tani janë testuar 258 402 persona.

Gjendja është më e rëndë se kudo në Rajonin e Lombardisë, e cila është e gjitha e mbyllur. Qeveria ka nxjerrë ushtrinë në rrugët e rajonit për të zbatuar mbylljen e njerëzve në banesa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>