Unaza e Re, banorët përplasen me policinë, Veliaj: S’ka shans të ndalojmë projektin

Unaza e Re, banorët përplasen me policinë, Veliaj: S’ka shans të ndalojmë projektin

Banorët e Unazës së Re, që prej ditësh po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre, janë ndaluar sot nga policia për të hyrë në Bashkinë Tiranë.

Banorët kërkuan takim me Kryebashkiakun Veliaj, por policia nuk lejoi futjen e tyre brenda në bashki ku po zhvillohej seanca e radhës e Këshillit Bashkiak.

Qytetarët i vunë ultimatum 48 orësh kryebashkiakut Veliaj dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi për të negociuar me qytetarët për një zgjidhje, ose përndryshe “nuk do të ketë më këshill bashkiak”:

“Në këtë moment Erion Veliaj ka humbur të drejtën të jetë kryetari juaj i bashkisë, ka humbur të drejtën të protestojë bashkë me ju për të drejtën që ju keni. Ju nuk jeni qytetarë të jashtëligjshëm të Tiranës. I bëj ftesë kryetarit të Këshillit Bashkiak të vijë të bisedojë me përfaqësinë e protestuesve për të gjetur një zgjidhje, gjithmonë ka një zgjidhje. Kryetar ke 48 orë kohë për të biseduar me protestesit ndryshe nuk do të ketë më këshill bashkiak.”

Kryebashkiaku Veliaj  iu përgjigj qytetarëve nga salla e mbledhjes duke u shprehur i vendosur për t’i shkuar deri në fund projektit të Unazës së Madhe që kërkon shembjen e më shumë se 300 shtëpive:

“Sot në Tiranë vetëm 1 hot spot [pikë trafiku] është. Nga fabrika e miellit deri tek Shqiponja une kam qenë në fushatë. Njerëzit thonë: kur të zhbllokohet rrethrrotullimi tek Shqiponja, atëherë do marrë frymë Tirana. E kemi gjetur Tiranën me 21 hotspote, u bë dhe trafiku mullar. Sot ka ngelur vetëm një, vetëm një. Po çfarë, do mbetemi në ‘epokën e gurit’? Pse? Se disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim? S’ka shans!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>