UNDP: 200 milionë njerëz mund të shkojnë drejt varfësisë ekstreme nga Covid-19

Nga Exit News
UNDP: 200 milionë njerëz mund të shkojnë drejt varfësisë ekstreme nga Covid-19

Kriza Covid-19 mund të shtyjë më shumë se 200 milion njerëz drejt varfëri ekstreme, duke e çuar totalin në më shumë se 1 miliard njerëz që jetojnë në varfëri në të gjithë botën deri në 2130, sipas parashikimeve të UNDP-së.

Sipas këtij parashikimi të gjitha ekonomitë do të duan të paktën 10 vite rekuperim nga pasojat e Covid-19.

UNDP theksoi se duke patur parasysh numrin e vdekjeve në botë nga Covid-19 si dhe parashikimeve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, rreth 44 milionë njerëz do të jetojnë në varfëri ekstreme deri në 2030.

Studimi, pjesë e një partneriteti të gjatë midis UNDP dhe Qendrës Pardee për të Ardhmen Ndërkombëtare në Universitetin e Denver, vlerësoi ndikimin e skenarëve të ndryshëm të rimëkëmbjes Covid-19 tek qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkiara, duke vlerësuar efektet e pandemisë në dekadën tjetër

Administratori I UNDP, Achim Steiner pohoi:

Ashtu sikurse thekson ky studim i ri mbi varfërinë, pandemia Covid-19 është një pikë kthese dhe zgjedhjet që bëjnë udhëheqësit tani mund ta çojnë botën në drejtime shumë të ndryshme. Ne kemi një mundësi për të investuar në një dekadë veprimi që jo vetëm i ndihmon njerëzit të shërohen nga Covid-19, por që rivendos rrugën e zhvillimit të njerëzve dhe planetit drejt një të ardhme më të drejtë, fleksibël dhe të gjelbër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>