UNESCO do të rishikojë statusin e Hagia Sofisë

Nga Exit News
UNESCO do të rishikojë statusin e Hagia Sofisë

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s do të rishikojë statusin e muzeut Hagia Sofia në Stamboll, pasi presidenti turk njoftoi se do të kthehet në një xhami.

Të premten, përmes një deklarate për shtyp, Komiteti shprehu keqardhjen që një vendim i tillë nuk u mor bazuar në dialog dhe që UNESCO nuk u njoftua më parë:

“UNESCO i bën thirrje autoriteteve turke të nisin sa më parë dialogun në mënyrë që të shmanget ecja prapa për vlerat universale të kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme, ruajtja e së cilës do të rishikohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në seancën e tij të ardhshme.”

Ditët e fundit presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami.

Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.

Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.

Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.

350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.

Ndërsa të dielën, edhe Papa Frencesku u shpreh i pikëlluar për kthimin e muzeut, dikur kishë, në xhami.

Reagimi i presidentit Ergodan ndaj të gjithë kritikëve ishte deklarata për revistën Kriter:

“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sofisë ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>