Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës në Gaza ka patur një efekt shkatërruese tek fëmijët, për një pjesë të së cilëve ky është konflikti i kartër që përjetojnë.
Si rrjedhim, sipas UNICEF, nevoja për shëndetin mendor dhe shërbimet e mbështetjes psikosociale për fëmijët është rritur.
Ndërkohë, përkeqësimi i kapacitetit të prodhimit të ujit në Gaza për shkak të mungesës së energjisë elektrike do të thotë që dhjetëra mijëra fëmijë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare për të hyrë në ujë të pijshëm të sigurt dhe kanalizimet bazë.
Bombardimet kanë detyruar qindra familje të largohen nga banesat dhe të kërkojnë strehim emergjent në shkollat e operuara nga Agjencia e OKB për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).
Gjithashtu, sulmet kanë shkatërruar infrastrukturën jetësore si puset dhe rezervuarët e ujërave nëntokësore, impiantet e shkripëzimit dhe ujërave të zeza, rrjetet e shpërndarjes së ujit dhe stacionet e pompimit.
Rreth 800,000 njerëz nuk kanë qasje në ujin në tubacione, duke bërë që fëmijët të rrezikojnë infektimin nga uji i ndotur.
Po ashtu Gaza përballet me një shkurtim të mëtejshëm të furnizimit me energji elektrike, e cila ka vënë në vështirësi spitalet.
Në përgjigje të situatës, UNICEF po zbaton ndërhyrje humanitare të përqëndruara në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
Gjendja nw Gaza u denoncua më parë edhe nga OBSH-ja, që kërkoi një armëpushim humanitar.
Armëpushimi erdhi pas 2 javwsh konflikti të dhunshëm mes Hamasit që kontrollon Gazan dhe qeverisë izraelite.