Konviktet e dëmtuara, Universiteti i Mjekësisë pezullon mësimin deri më 6 janar

Nga Redaksia
Konviktet e dëmtuara, Universiteti i Mjekësisë pezullon mësimin deri më 6 janar

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë vendosi në mbledhjen e sotme të pezullojë mësimin për gjatë gjithë muajit dhjetor. Shkak u bë dëmtimi që kanë pësuar konviktet e këtij Universiteti.

Lajmi u njoftua përmes një shkrese nga Rektori Arben Gjata, në të cilën thuhet se mësimi do të rifillojë më 6 janar. UMT e kishte pezulluar mësimin që pas tërmetit të 26 nëntorit dhe më 6 dhjetor vendosi ta shtynte pezullimin edhe për një javë.

Në këtë mënyrë i jepet më shumë mundësi studentëve që të shpërngulen nga konviktet 3 dhe 4 të dëmtuara nga tërmeti që të gjejnë lirisht vend në konvikte të tjera, të afërm, apo shtëpi me qira.

Dy konviktet në fjalë u shpallën të pabanueshme ditët e fundit. Ato strehonin rreth 200 studentë, të cilëve u është dhënë si zgjidhje shpërngulja në Godinën C të konvikteve të Inxhinierisë, ose rikthimi i pagesës së konvikteve dhe gjetja e një alternative në mënyrë vetjake.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>