Universiteti i Mjekësisë zgjat 45 ditë sezonin e provimeve, studentët nuk penalizohen nga mungesat

Nga Exit News
Universiteti i Mjekësisë zgjat 45 ditë sezonin e provimeve, studentët nuk penalizohen nga mungesat

Studentët e Universitetit të Mjekësisë (UM) do të zhvillojnë provimet në auditorë dhe online, ndërsa sezoni do të zgjatet me 45 ditë.

Sipas vendimit të UM, të publikuar nga ABC News, studentët nuk do të penalizohen për mungesat.

provimet onlinee

Nëse një student nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në provim në sezonin e parë do të ketë një mundësi të dytë.

Universiteti do të vendosë një sezon të ndërmjetëm për studentët që nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në provime gjatë sezonit krysor.

Datat e provimeve do të vendosen në varësi të fakulteteve.

Më herët Universiteti i Tiranës vendosi që sezoni i provimeve të mbahet online.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>