
Universiteti i Oxfordit ka rinisur provat për vaksinën e prodhuar me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, në Britani.
Javën e kaluar provat u ndërprenë pasi një pjesmarrës u ndje keq. Oxfordi nuk pranoi të publikojë asnjë informacion për natyrën e sëmundjes.
Në një njoftim për shtyp i publikuar nga media, Universiteti shkruan se pushimi i provave ishte i nevojshëm për rishikim e të dhënave nga një komitet i pavarur dhe rregullatori kombëtar.
Procesi i pavarur ka arritur në përfundimin se provat mund të vazhdojnë.
“Ne nuk mund të lëshojmë informacion për sëmundjet e shkaktuara tek një pjesmarrës. Por sigurojmë se provat mund të vazhdojnë”, tha Universiteti i Oxfordit për The Guardians.