Agjensia e Ndihmës së Huaj e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, USAID dhuroi 100 mijë dollarë pajisje për pikën kuiftare të Qafë Thanës.
Ambasadroja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një deklaratë për media të enjten, gjatë dorëzimit të pajisjeve u shpreh se SHBA-të po e bëjnë më të sigurtë Ballkanin Perëndimor.
Ajo shprehu edhe mbështetjen e fortë të SHBA-ve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Mbështesim nisjen sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare”, u shpreh ambasadorja.