Agjensia për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) i dhuroi Shqipërisë 29 000 teste koronavirusi, pjesë e ndihmës së ShBA-ve për luftën kundër Covid-19.
“Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, shkruan në postimin në Facebook Ambasada Amerikane në Tiranë.