Ushtria dhe policia do kontrollojnë ruajtjen e distancave nga njerëzit

Nga Exit News
Ushtria dhe policia do kontrollojnë ruajtjen e distancave nga njerëzit

Policia dhe ushtria do të dalë sot në rrugët e vendit për të siguruar që qytetarët ruajnë distancën nga njëri-tjetri dhe zbatojnë rregullat, në oraret kur lejohet qarkullimi.

Lajmin e njoftoi kryeministri Rama i cili i kërkoi njërëzve të respektojnë rregullat si të ishin “njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”.

Prej disa ditësh, të vetmet orare kur qytetarët mund të dalin për të mbaruar punët e tyre në supermarket, farmaci e banka janë nga ora 06:00-10:00 e mëngjesit dhe nga ora 16:00-18:00 e pasdites. Fashat e kufizuara të qarkullimit kanë bërë që të ketë shumë qytetarët në radhë nëpër dyqane e farmaci, duke e bërë të vështirë ruajtjen e distancave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>