Vaksina Astra-Zeneca testohet tek fëmijët

Nga Exit News
Vaksina Astra-Zeneca testohet tek fëmijët

Vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë AstraZeneca do të testohet tek fëmijët.

Rreth 300 fëmijë vullnetarë do të marrin pjesë në studim, që pritet të nisë në fund të muajit shkurt, raporton BBC.

Vaksina e AstraZenecas po përdoret në Britani dhe vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që vaksina e AstraZenecas të përdoret. Kjo vaksinë thuhet se ka efikasitet 63.9 për qind ndaj sëmundjes COVID-19.

Në studimin që do të kryhet, 240 fëmijë do ta marrin vaksinën e AstraZenecës, ndërkaq disa të tjerë do të marrin atë për kontrollin e meningjitit.

Kjo është vaksina e aprë që do të testohet tek fëmijët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>