Vaksina dytë Covid-19 me 95% efekshmëri

Nga Exit News
Vaksina dytë Covid-19 me 95% efekshmëri

Vaksina kundër koronavirusit e prodhuar nga kompania amerikane Moderna është 95 përqind e efekshme. Këto të dhëna dolën pas testimeve të fazës së tretë të vaksinës.

Raporti i publikuar të hënën u bazua në rezultatin e testimeve të 95 personave. Kompania tha se do të aplikojë javët e ardhshme tek autoriteti rregullator i SHBA-ve për Ushqimin dhe Ilaçet për marrjen e miratimit për nisjes e shpërndarjes.

Vaksina e Modernës nuk do të shpërndahet jashtë SHBA-ve deri në vitin 2021. Në fillim ajo do të ketë 20 milionë doza gati për vaksinimin Brenda Amerikës deri në fund të 2020 dhe shpreson të prodhojë 500 milionë doza deri në 1 miliardë doza për të gjithë botën në 2021.

Efekshmëria e vaksinës do të monitorohet nga autoritetet e kontrollit në 151 raste të infektuar me kovid për më shumë se sa dy muaj.

Kosto e vaksinës shkon nga 38 paund deri në 45 paund për dy doza, në krahasim me vaksinën e AstraZeneca, Johnson and Johnson dhe Pfizer.

Sipas raportit të kompanisë efektet anësore të vaksinës janë lodhje, dhimbje koke, dhe dhimbje të lehtë në vendin e shpimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>