Vaksina e koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca ka rezultuar e sigurtë dhe që siguron imunitet midis të rriturve, madje dhe në grupmoshat e mëdha. Kështu ka treguar faza e dytë e testimit të vaksinës tek vullnetarët.
Rezultatet u botuan të enjten në një nga revistat më të mira mjekësore në botë The Lancet.
Studimi u bë tek 560 të rritur të shëndetshëm, ku 240 prej tyre ishin mbi moshën 70-vjeçare. Vaksina prodhoi përgjigje të ngjashme imune midis njerëzve të moshës mbi 56-vjeç dhe atyre të moshës midis 18 dhe 55.
Autorët e studimit të Oksfordit thanë se rezultatet e tyre mund të jenë inkurajuese nëse përgjigjet imune zbulohen se shoqërohen me mbrojtje kundër infeksionit Covid-19.
“Ne jemi vërtet të kënaqur me rezultatet,” u tha gazetarëve, të enjten, profesori Andreë Pollard, kreu i ekipit të provës së vaksinave të Oksfordit.
“Në këtë studim, ne u përpoqëm të shqyrtojmë përgjigjet imune tek grupmoshat e moshuara,” tha Pollard.
Testimi në fazën e dytë nuk vlerësoi efikasitetin e vaksinës, por testimet e fazës së tretë të cilat kanë nisur të zhvillohen, pritet ta tregojnë atë.