Vaksina e AstraZenecas siguron imunitet edhe tek të moshuarit

Nga Exit News
Vaksina e AstraZenecas siguron imunitet edhe tek të moshuarit

Vaksina e koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca ka rezultuar e sigurtë dhe që siguron imunitet midis të rriturve, madje dhe në grupmoshat e mëdha.  Kështu ka treguar faza e dytë e testimit të vaksinës tek vullnetarët.

Rezultatet u botuan të enjten në një nga revistat më të mira mjekësore në botë The Lancet.

Studimi u bë tek 560 të rritur të shëndetshëm, ku 240 prej tyre ishin mbi moshën 70-vjeçare.  Vaksina prodhoi përgjigje të ngjashme imune midis njerëzve të moshës mbi 56-vjeç dhe atyre të moshës midis 18 dhe 55.

Autorët e studimit të Oksfordit thanë se rezultatet e tyre mund të jenë inkurajuese nëse përgjigjet imune zbulohen se shoqërohen me mbrojtje kundër infeksionit Covid-19.

“Ne jemi vërtet të kënaqur me rezultatet,” u tha gazetarëve, të enjten, profesori Andreë Pollard, kreu i ekipit të provës së vaksinave të Oksfordit.

“Në këtë studim, ne u përpoqëm të shqyrtojmë përgjigjet imune tek grupmoshat e moshuara,” tha Pollard.

Testimi në fazën e dytë nuk vlerësoi efikasitetin e vaksinës, por testimet e fazës së tretë të cilat kanë nisur të zhvillohen, pritet ta tregojnë atë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>