Vaksina e Novavax-it do testohet tek rreth 3000 persona

Nga Exit News
Vaksina e Novavax-it do testohet tek rreth 3000 persona

Kompania amerikane Novavax ka njoftuar se do të nisë fazën e dytë të testimit në njerëz. Kjo fazë testimi do të bëhet tek 2 665 persona të shëndetshëm dhe tek 240 persona të prekur nga virusi HIV, por në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo fazë testimesh do të bëhet në Afrikën e Jugut dhe është mbështetur financiarisht nga fondacioni Bill & Melinda Gates, të cilët i kanë dhuruar kompanisë 15 milionë dollar.

Në fillim të gushtit, pas testimit në një grup të vogël njerëzish, kompania amerikane tha se vaksina NVX-CoV2373, prodhon dy herë më shumë antitrupa tek personat e shëndetshëm, se sa janë gjetur tek personat e shëruar nga Covid-19, duke krijuar shpresat për sukses.

Efekti i vaksinës është rritur pas shtimit të një substance për të rritur imunitetin.

Kjo vaksinë është pjesë e programit të financuar nga qeveria amerikane për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Qeveria amerikane ra dakord në korrik t’i paguaj kompanisë 1,6 miliardë dollarë për të mbuluar testimet dhe prodhimin e vaksinës me qëllim blerjen e 100 milionë dozave të para, në janar 2021.

Testimet nisën në fund të majit, dhe përfshinë 106 subjekte të moshës 18 deri në 59 vjeç.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>