Megjithëse në Mbretërinë e Bashkuar, vaksina eksperimentale e Oxfordit i është rikthyer testimeve, në Amerikë ritestimi nuk ka nisur ende.
Sipas Reutersit, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka kërkuar më shumë kohë për të hetuar më mirë efektin anësor që vaksina shkaktoi tek një prej pacientëve ku u testua – ky efekt anësor u bë shkak që vaksina të ndalonte testimet.
Oxfordi nuk pranoi të publikojë asnjë informacion për natyrën e sëmundjes.
Në një njoftim për shtyp i publikuar nga media, Universiteti shkruan se pushimi i provave ishte i nevojshëm për rishikim e të dhënave nga një komitet i pavarur dhe rregullatori kombëtar.
Deri më tani, vaksina e Oxfordit në bashkpunim me kompaninë AstraZeneca ka qenë një ndër vaksinat më kërkuara në treg dhe ka siguruar mbi 3 miliardë doza porosi nga shtete si Amerika, Britania, Rusia, oreja e Jugut, Japonia, Kina, Amerika Latine, Brazili dhe të tjera vende.