
Vaksina e Pfizer/Biotech është efektive dhe ndaj variantit të ri të koronavirusit, sipas një studimi të kryer nga vetë kompania.
Studimi tregoi se vaksina neutralizonte variantin e ri anglez. Një nga shkencëtarët e vaksinës pohoi se është përdorur gjaku i personave të vaksinuar.
Ai shtoi se vaksina është efektive në 16 mutacione të Covid-19.
Shkencëtarët e vaksinës po përgatiten për të studiuar nëse vaksina është efektive për variantin e Afrikës së Jugut.