Vaksina e Pfizer mund të jetë efektive ndaj varianteve të reja

Nga Exit News
Vaksina e Pfizer mund të jetë efektive ndaj varianteve të reja

Vaksina e koronavirusit BioNTech / Pfizer mund të japë mbrojtje nga të dy variantet e Afrikës së Jugut dhe Britanisë, sipas një artikulli të botuar në Nature Medicine të hënën.

Studiuesit testuan serumet e gjakut të disa pjesëmarrësve. Atyre u dha vaksina kundër një virusi të modifikuar të ngjashëm me variantet e reja britanik dhe afrikan. Studiuesit zbuluan kështu antitrupat që u përgjigjen këtyre viruseve.

Por për disa studiues të tjerë ky lloj studimi është i kufizuar, pasi virusit e modifikuara thanë ata, nuk mund të japin të njëjtat rezultate si variantet origjinale.

Artikulli i botuar me 27 janar, vuri në dukje se “neutralizimi i virusit që përmban mutacione të gjetura në variantin e Afrikës së Jugut ishte pak më i ulët, kur krahasohej me atë që imitoi variantin e Mbretërisë së Bashkuar. Por ndryshimet ishin të vogla”.

Rezultatet për AstraZeneca ishin më pak premtuese, pasi një studim tregoi se vaksina e kësaj kompanie nuk ishte shumë efektive ndaj varianti të Afrikës së Jugut. Kjo bëri që Afrika ta ndalonte përdorimin e kësaj vaksine.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>