Vaksina e re franceze antiCovid kalon me sukses testet paraparake

Nga Exit News
Vaksina e re franceze antiCovid kalon me sukses testet paraparake

Prodhuesi francez i barnave, Valneva, njoftoi të martën se janë arritur rezultate pozitive në fazat e hershme të zhvillimit të vaksinës së saj antiCOVID-19.

Ajo deklaroi se këtë muaj provat klinike parashikohet të hyjnë në fazën e tretë, sipas Reuters.

Kompani farmaceutike e testoi vaksinën në 153 të rritur, duke aplikuar tre nivele të dozës.

Vaksina u administrua me dy doza në distancë kohore prej tre javësh.

Vaksina ishte “përgjithësisht e sigurt dhe e tolerueshme në të gjitha grupet e dozave të testuara, pa ndonjë shqetësim sigurie të identifikuar nga një Bord i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave“, sipas deklaratës së kompanisë.

Ajo shtoi se vaksina ishte gjithashtu “shumë imunogjene”, duke qënë se 90% të pjesëmarrësve zhvilluan antitripa pas vaksinimit.

Bazuar në të dhënat e vlerësuara, kompania ka vendosur të avancojë dozën e lartë në provën klinike të fazës 3. Do të vlerësohen edhe prova të tjera, duke përfshirë prova përforcuese, që përfshijnë doza të kursimit të antigjenit ”, deklaroi Valneva.

Kompania po punon me autoritetet në Britani për të zhvillimin dhe furnizimin e mundshëm të vaksinave të variantit të ri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>