
Vaksina kundër koronavirusit e prodhuar nga Universiteti i Oxfordit dhe Astra Zeneca prodhon imunitet kundra koronavirusit tek të moshuarit. Gjetjet u publikuan në gazetën prestigjoze the Lancet të enjten.
Studimi përfshihu 560 të rritur të shëndetshëm, përfshirë 240 persona të moshës mbi 70 vjeç.
Kjo është vaksina e katërt që provohet se garanton mbrojtje nga koronavirusi.
Më herët kompania Pfizer, Moderna dhe kompania kineze Sinovac kanë treguar se garantojnë mbi 95% mbrojtje kundër koronavirusit.
Rezultatet e fazës së tretë të testimeve të Universitetit të Oxfordit priten të publikohen në javët e ardhshme.
Këto vaksina kanë nxitur shpresën për dhënien fund të pandemisë.