
Një vaksinë për koronavirusin, e krijuar nga firma gjermane BioNTech dhe gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer, po jep shenja të mira tek testimet që janë bërë tek njerëzit.
BioNtech njoftoi se testimi i 24 vullnetarëve, tregoi se vaksina, në 28 ditë, krijon antitrupa në nivele më të larta se ato që gjenden tek njerëzit e infektuar.
Kjo është një nga 17 vaksinat që po testohen mbi njerëz, në “një garë të furishme globale” për gjetjen e vaksinës që do i japë fund pandemisë, raporton Reuters.