Vaksina ruse Sputnik V rezulton 91,6 për qind efektive

Nga Exit News
Vaksina ruse Sputnik V rezulton 91,6 për qind efektive

Vaksina ruse Sputnik V është 91,6 për qind efektive në krijimin e antitrupave kundër Covid-19.

Ky është përfundimi i fazës së tretë të testimit, publikuar në revistën shkencore Lancet.

Në testim morën pjesë 19,866 persona, prej të cilëve 2,144 ishin mbi moshën 60 vjeçare.

Gjatë testimit, 14,964 persona morën dy doza të vaksinën, ndërsa 4,902 të tjerëve iu injektua një solucion tjetër pa efekte terapeutike apo anësore.

16 të infektuar me Covid-19 dhe me simptoma u gjetën në grupin e të vaksinuarve, 21 ditë pasi ata morën dozën e parë të vaksinës.

62 të infektuar u gjentën në grupin tjetër, duke bërë që llogaritja e efikasitetit të vaksinës të jetë në 91.6 përqind.

Sa i takon parandalimit të rasteve të rënda të infektimit, 21 ditë pas marrjes së dozës së parë, nuk u raportuan persona të infektuar dhe me simptoma të rënda. Në grupin që nuk morën vaksinën, 20 prej tyre përjetuan simptoma të rënda.

Ekspertët raportuan se më pak se 0.2 për qind e atyre që morën vaksinën, patën efekte të rënda anësore.

Shumica e efekteve anësore që u raportuan ishin të lehta, të tilla si dhimbje në vendin e injektimit, simptoma të gripit dhe lodhje.

Analiza e publikuar në Lancet përfshin vetëm raste simptomatike të Covid-19, megjithatë, ekspertët theksuan se duhe më shumë hulumtime për të kuptuar efikasitetin e vaksinës kundër transmetimit asimptomatik të Covid-19 dhe sa mund të zgjasë mbrojtja që ajo siguron.

Rusia u kritikua, në shtator 2020, për përdorimin e vaksinës Sputnik V pa pritur rezultatet e testimeve në grupe të mëdhaja personash.

Sputnik V është vaksina e parë e miratuar nga një shtet në botë kundër Covid-19.

Rusia miratoi përdorimin e vaksinës për përdorim të brendshëm më 11 gusht 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>