Vaksinat e miratuara nga Agjenica Evropiane e Barnave sigurojnë mbrojtje nga varianti Delta i COVID-19, tha të enjten udhëheqësi i strategjisë së vaksinave të agjencisë, Marco Cavaleri.
“Tani për tani, duket se katër vaksinat e miratuara në Bashkimin Evropian mbrojnë kundër të gjitha varianteve që qarkullojnë në Evropë, përfshirë variantin Delta”, tha Cavaleri.
EMA ka miratuar për përdorim vaksinat e Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Vlerësimi optimist vjen në ditën kur Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, mund të shkaktojë valë të re infektimesh në Evropë.
Varianti Delta konsiderohet nga OBSH si më ngjitës se varianti fillestar i COVID-19 i cili shpërtheu në Mars.